Milani arrin marrëveshje me yllin e madh – mungon vetëm zyrtarizimi

20:14 | 06 Gusht 2021

Ilicic arrin marrëveshje personale me Milanin.

AC Milan raportohet se është shumë afër kompletimit të transferimit të Josip Ilicicit.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Ilicic tashmë ka arritur marrëveshje personale me “Rossonerët”.

Milanit tani i duhet të arrijë një marrëveshje edhe me klubin Atalantas. Strategjia e Milanit thuhet se është të presë deri në fund të afatit kalimtar, për të mbyllur marrëveshjen me kushte më të favorshme.

Reprezentuesi slloven shihet si zëvendësues i Hakan Calhanoglut, i cili kohë më parë u transferua te Interi.

33-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin nga Bergamo deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Ilicic në tregun e transferimeve vlerësohet me 6 milionë euro.

Komento: