Milani me hapa konkret për Rashicën, “kuqezinjtë” kontaktojnë me Altin Lalën.
Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen në merkaton e verës.
Për sulmuesin kosovar janë interesuar ekipe të shumta evropiane.
Milan është një ndër skuadrat që ka shfaqur interes për shërbimet e 23 vjeçarit.
Dhe së fundi sipas atyre që raporton “TuttoSport”, drejtuesit e klubit Lombard kanë kontaktuar me, Altin Lalën, menaxherin e futbollistit kosovar, për ta bindur që Rashica të transferohet në Milano.
Gjithashtu drejtuesit e klubi italian kanë kontaktuar edhe me skuadrën e Werderit, të cilët kanë në pronësi kartonin e sulmuesit.
Rashica vlerësohet me shumën prej 20 milionë eurosh.