
Milan thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin prej 8 milionësh për yllin e Toulouse, Amine Adli.
Pasi u shpall lojtari i vitit në Ligue 2 të Fdrancës, në një sezon në të cilin Toulouse arriti një play-off të promovimit por përfundimisht humbi ndaj Nantes, duket se Adli ka tërhequr interes nga disa klube.
TMW shkruan se Leicester, Bayer Leverkusen, Arsenal, Borussia Dortmund, Marseille dhe mbi të gjitha Milani kanë lëvizur për 21-vjeçarin, përcjell ORAinfo.

Adli është një krijues shumë fleksibël i cili mund të luajë përtej vijës së frontit, duke grumbulluar 8 gola dhe 7 asistime në fushatën e fundit dhe duke treguar një potencial të jashtëzakonshëm, por ai duket i gatshëm për kërcimin në një klub me premtues.
Fakti që kontrata e tij po skadon në 2022 mund t’i bëjë gjërat më të lehtë për Rossonerët.
Por klubi francez po kërkon mbi 10 milionë euro, ndërsa drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara synojnë të mbyllen për rreth 8 milionë eurodhe kanë rënë dakord për kushtet personale me lojtarin Adli.
Mbetet të shihet tash që edhe klubet të bien dakord me kushtet. /ORAinfo/