Milani “bie” sërish, Dortmund fiton si mysafir i Newcastle për ta kthyer në “llug” grupin e vdekjes

23:22 | 25 October 2023

Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain ka triumfuar përballë Milanit në kuadër të xhiros së tretë në fazën e grupeve me rezultat 3:0, shkruan lajmi.

Kylian Mbappe ishte ai që zhbllokoi rezultatin, me një gol në minutën e 32-të, shkruan lajmi.net.

Për sulmuesi ky ishte goli i dytë në kompeticion.

Ousmane Dembele mendoi se kishte shënuar golin e parë për skuadrën franceze, por ky shënim u anulua.

Megjithatë goli i dytë i Kampionëve të Francës nuk vonoi.

Randal Kolo Muani ishte ai që gjeti golin e dytë për vendasit.

Derisa, fitoren e vulosi Kang-In Lee për parisienët.

Ndeshjen tjetër të këtij grupi e fitoi Dortmundi që në udhëtim mposhti Newcastle me rezultat 0:1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Felix Nmecha.

Tani Grupin F e udhëheq PSG e ndjekur nga Dortmundi, skuadra angleze është në vendin e tretë, derisa Milani është i fundit.

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve Manchester City ka mposhtur Yound Boys me rezultat 1:3.

Golat te City u shënuan nga Akanji dhe Haaland, që gjeti rrjetën dy herë.

Për vendasit rrjetën e gjeti Meschack Elia.

Fitore ka shënuar edhe RB Leipzig ndaj Red Star me rezultat 3:1.

Xavi SImons, Dani Olmo dhe David Raum shënuan për skuadrën gjermane, derisa për Red Star shënoi Marko Stamenic.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Antwerp u mposht me rezultat të thellë nga Porto, 1:4, në këtë ndeshje luajti Muja.

Celtic arriti të marrë një barazim 2:2 nga Atletico Madrid.

Komento: