Arrihet marrëveshja, Milani blenë sulmuesin në formë.
Milani është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm pasi ky sezon duket i përfunduar dhe rosonerët janë jashtë objektivave.
Skuadra italiane është në bisedime për ta blerë përfundimisht kartonin e Ante Rebic.
Kroati është i huazuar nga Eintracht Frankfurti derisa është duke kaluar formë shumë të mirë nën drejtimin e Piolit.
Sipas Di Marzios, dy klubet kanë rënë dakord që të kryhet ky transferim derisa Milani do të paguaj 25 milionë euro.
Rebic ka shënuar 10 gola në 12 ndeshje më fanellën e Milanit.