Milani “bllokon” talentin e Serie A për sezonin tjetër

18:23 | 04 Nëntor 2020

Milani vazhdon merkaton në “hije” dhe pa shumë deklarata. Maldini, Massara, por edhe Moncada po bashkëpunojnë fort.

Kohët e fundit emri i Matteo Lovato është lidhur me Milan, i cili e ka synuar atë për të shtuar një talent të ri në mbrojtje. Lojtari i Hellas Verona u bëri përshtypje pozitive drejtuesve kuqezi.

Inter dhe Juventus janë gjithashtu në gjurmët e mbrojtësit 20-vjeçar. Por siç zbulohet nga Todofichajes.com, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë bërë një përshpejtim vendimtar në ditët e fundit.

Drejtuesit e Milanit kanë arritur një para-marrëveshje me Hellas Verona për blerjen e Lovato.

Klubi i Via Aldo Rossi po ecën përpara për të marrë në dorë mbrojtësin e lindur në vitin 2000, duke e rrëmbyer atë nga gara e Interit dhe Juventusit.

Një manovër inteligjente nga ana e menaxhmentit sportiv të Milan, i cili e sheh 20-vjeçarin nga Monselice si një futbollist të përshtatshëm për projektin teknik-sportiv.

Në Spanjë janë të sigurt që Milani ka bërë përshpejtimin vendimtar për Lovato, por priten konfirmime edhe në Itali në këtë rrugë të tregut të transferimeve.

Mund të ketë lajme të rëndësishme në ditët në vijim. Duhet të theksohet se kuqezinjtë do të përballen me Hellas Verona në kampionat të Dielën.

Lovato përfaqësohet nga agjenti Giuseppe Riso, i cili është në marrëdhënie të mira me klubin kuqezi. Vlerësimi i tij në treg është tashmë afër 15 milion euro. Kontaktet midis palëve janë në proces.

Komento: