Milani çudit, nxjerrë në shitje yllin e saj për 40 milionë euro

14:01 | 14 Prill 2021

Çudit Milani, nxjerrë në shitje yllin e saj për 40 milionë euro.

Milan ka çuditur të gjithë me vendimin e saj për të nxjerrë në shitjen yllin e skuadrës, Leaon.

Bisedimet për rinovimin e kontratës me Hakan Calhanoglun dhe Gianluigi Donnarumman kanë bërë që Milan të kthejë sytë edhe kah merkatoja mirëpo për një gjë të tillë ka nevojë për fonde shtesë.

Portugezi do të jetë i sakrifikuari i skuadrës për këtë verë pasi Rossonerët do të jenë në kërkim të një zëvëndësuesi për Zlatan Ibrahimovic dhe emrat më të përfolur janë ata të Andrea Belottit dhe Dusan Vlahovic.

Nëse shitet për 40 milionë euro atëherë kuqezinjtë do të kenë mundësinë për transferimin e njërit prej tyre pasi Vlahovic nga Fiorentina po vlerësohet gjithashtu 40 milionë euro.

Komento: