Milani dëshiron Thauvin, kjo është përgjigja e papritur e lojtarit

18:20 | 02 October 2020

Florian Thauvin ka pranuar se ai mund të largohet nga Olympique Marseille ‘nesër’ nëse klubi i thotë se ai është shitur.

Mediat në itali raportojnë se agjenit i lojtarit ja ka ofruar Thauvin Milanit.

Marseille po kërkon 15 milionë eruo për t’u ndarë me yllin e tyre, kontrata e të cilit do të skadojë verën e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Thauvin ka shënuar 80 gola dhe ka shtuar 54 asistime në 242 paraqitje për Marseille në të gjitha garat dhe kështu duket e habitshme që ata me sa duket nuk po bëjnë presion për të siguruar një rinovim, duke marrë parasysh që kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2021.

Siç është raportuar nga Le10Sport, Milani është i interesuar për Thauvin dhe ai u pyet për mundësinë e një lëvizje para se të mbyllet dritarja.

“Së pari duhet të mendoj për të tashmen dhe të përmirësoj gjendjen time”, ka thënë lojtari.

“Nëse marr ndonjë ofertë? Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë, sot unë jam këtu, nesër nuk e dini ku. Klubi mund të më thotë, ‘Paketo çantat’. Unë tashmë e kam provuar atë. Unë gjithmonë do të dëgjoj gjithçka”, ka thënë lojtari duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga Marseille. /ORAinfo/

Komento: