Milani dështakun e Real Madridit e sheh si zëvendësues të Ibrahimovicit

00:14 | 13 September 2020

Dyshja e merkatos së Milanit Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë edhe një herë në kërkim të një zëvendësuesi të Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic nuk ishte i pranishëm sot në fitoren miqësore të Milanit kundër Brescia në Milanello të shtunën pasdite për shkak të një goditje që ai pësoi në këmbën e djathtë.

38-vjeçari po përpiqet të jetë gati për ndeshjen e së enjtes kundër Shamrock Rovers, por siç raporton Calciomercato mungesa e tij ka ekspozuar edhe një herë një zonë të skuadrës së Milanit e cila është e hollë në thellësi, përcjell ORAinfo.

Lorenzo Colombo shënoi tre herë në para-sezon, por sigurisht që duhen minuta më konkurruese, ndërsa Leao dhe Rebic nuk janë qendërsulmues natyral, prandaj Milani nuk ka ndaluar së menduari për mundësinë e mbështetjes së Ibrahimovic me një nënshkrim të ri.

Nëse krijohet mundësia, drejtorët Maldini dhe Massara janë të gatshëm ta shfrytëzojnë atë, mbase në ditët e fundit të tregut të transferimeve.

Luka Jovic mund të bëhet pikërisht ai opsion, pasi edhe pse nuk ka negociata konkrete për momentin, marrëdhëniet e mira midis dy klubeve mund të jenë të dobishme. /ORAinfo/

Komento: