
AC Milan dhe Barcelona kanë kontaktuar me përfaqësuesit e mbrojtësit të Chelseat, Andreas Christensen.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara po kërkojnë të forcojnë skuadrën në dispozicion të Stefano Piolit dhe kjo përfshin zëvendësimin e të dëmtuarit Simon Kjaer, i cili do të jetë jashtë deri në fund të sezonit.
MilanNeës raportoi se Christensen i Chelseat është një nga objektivat që ata po konsiderojnë, përcjell ORAinfo.

Sipas të fundit nga Fabrizio Romano, Andreas Christensen është afruar sërish nga Barcelona – e cila dëshiron ta nënshkruajë atë si agjent i lirë në qershor 2022 – dhe nga Milan qe po shikojnë danezin si mundësi që në janar ta zëvendësojnë Kjaer.
Megjithatë, gazetari Romano shton se të dy klubet mund të mbesin të zhgënjyara, pasi 25-vjeçari do të vazhdojë kontratën me Chelsean në ditët apo javët e ardhshme.
Chelsea ka gjithçka gati dhe vetëm pret që Andreas të nënshkruajë. /ORAinfo/