Milani do ta transferojë Icardin?

00:01 | 15 April 2020

Mauro Icardi do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit?

Ish sulmuesi i Milanit, Marco Simeone, beson se kuqezinjtë duhet të sjellin Mauro Icardin në ‘San Siro’, i cili duket se nuk ka gjasa të qëndrojë te PSG.

Interi e ka huazuar Icardin te PSG, dhe në 31 ndeshje ka shënuar 20 gola. Sidoqoftë, mediet në Spanjë dhe Itali, raportojnë se ai nuk do të qëndrojë në Paris.

Marco Simone beson se Milano, duhet të provojë mundësinë për transferimin e tij.

“Unë do të mbaja Leon, ai ka forcë dhe talent. Milan do të humbas një sulmues nëse Ibrahimovic largohet. Unë mendoj se Milik nga Napoli do të bënte mirë, por personalisht nëse do të isha atje, do të përpiqesha të sjellja dikë nga Cavani dhe Icardi. Mauro mund të jetë përforcimi ideal”, ka deklaruar Simone.

Me Serie A të pezulluar, Milan mbetet në vendin e shtatë në tabelë, dhe ka shënuar më së paku gola nga të gjitha skuadrat në pjesën e epërme të tabelës.

Komento: