Ruben Loftus Cheek ka një vit që kërkohet nga Milani, por kanë kaluar dy afate kalimtare për transferimin e futbollistëve dhe Rossonerët nuk kanë arritur te ai.
Mesfushori anglez ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Stamford Bridges pasi nuk është një titullar i rregullt.
Largimi drejt Serie A nuk është i pamundur, pasi vet mesfushori kërkon një aventurë të re dhe një klub ku mund të jetë i rëndësishëm.
Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e Milanit do të bëjnë të pamundurën për transferimin e mesfushorit në afatin kalimtar veror.
25-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024 dhe ai nuk po mendon rinovimin e saj.
Chelsea është gati ta shes anglezin nëse Milan do të ofronte një shumë prej 25 milionë eurove në afatin kalimtar të verës.
Gjithsesi në garë për Loftus-Cheek janë edhe skuadra si Newcastle United, Everton, Leeds United dhe West Ham United.