Leao do të paktën 7 milionë euro në vit për të rinovuar me Milanin
Rafael Leao kërkon të paktën 7 milionë euro në muaj për ta rinovuar kontratën e Milanin.
Kështu të paktën raportojnë mediet italiane që thonë se lojtari e ka vënë në një situatë “merre ose leje” kampionin në fuqi të Italisë.
Vetë drejtori sportiv i skuadrës, Paolo Maldini, tha se kjo çështje do të bisedohet pas Kampionatit Botëror, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, mirëpo nuk premtoi se do të arrihet gjithsesi marrëveshje përkitazi me këtë çështje.
Kontrata e Leaos skadon në vitin 2024, mirëpo kohëve të fundit janë shtuar interesimet për të, gjë që e ka mobilizuar Milanin që ta përshpejtojë rinovimin e tij.