Milani e dëboi keq, sot klauzola e tij është plotë 85 milionë

22:21 | 07 December 2018

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva pritet të ketë një klauzolë lirimi prej 85 milionë eurosh, kur ai do të nënshkruan për ekipin spanjoll Sevilla në mënyrë të përhershme.

Portugezi është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme aktualisht në Sevilla dhe ka impresionuar shumë, duke shënuar tetë herë në La Liga në vetëm 13 ndeshje përcjell ORAinfo.

Ekipi spanjoll pritet të bëjë nënshkrimin e tij duke e kthyer atë në një të përhershëm.

Sipas El Desmarque, Sevilla do të shtojë një klauzolë lirimi prej 85 milionë eurosh në kontratën e sulmuesit./ORAinfo/

Komento: