Milani e ka seriozisht, ja përforcimi i parë për këtë vit

08:19 | 02 Mars 2021

Maldini e ka seriozisht, ja përforcimi i parë për këtë vit.

Paolo Maldini nuk e ka ndërmend aspak që të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit të Marseille, Florian Thauvin të cilin është duke e kërkuar që prej vitit të kaluar.

28 vjeçari është shndërruar në një obsesion për Maldinin dhe nga Spanja deklarojnë që Rossonerët janë favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e tij këtë verë.

Estadio Deportivo raporton që Milan po bën gati një ofertë prej 3 milionë eurosh në sezon për të ndërsa pala e kundërt synon që të arrijë deri në 4 milionë.

Mirëpo në këtë situatë kuqezinjtë do të lëshojnë pe pasi nuk janë e vetmja skuadër e interesuar për të dhe vetë dëshira e tij është që të vazhdojë karierën tek klubi nga Milano.

Komento: