Milani është klub legjendar! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milani është klub legjendar!

23:09 | 05 Shkurt 2019

Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko, ka pasur një revitalizim të formës që prej transferimit në verë në mënyrë të përkohshme.

Mesfushori qendror francez po përmirësohet shumë dhe tregon shenja se si ai ishte në Monako, përpara se një sezon i parë zhgënjyes në Premierligë .

Duke folur për Nice Matin, Bakayoko foli për disa tema, duke përfshirë nëse ai mund të qëndronte në të ardhmen te Milan përcjell ORAinfo.

“Për momentin sezoni po shkon mirë për mua dhe për klubin.Nuk ka pasur një pikë kthese, unë vetëm dëshiroja të tregoja se mund të jetoj në një klub të madh.

“ Milan është një dimension tjetër.Ditën e parë, u përshëndeta nga Maldini dhe Leonardo dhe ju menjëherë e kuptoni se me çfarë klubi keni të bëni, dhe më pas atmosfera në San Siro është e jashtëzakonshme: Milani është një klub legjendar”,ka thënë mesfushori./ORAinfo/

Komento: