Milani fiton me lehtësi ndeshjen ndaj Romës

20:03 | 28 June 2020

Milan triumfon ndaj Romës.

Milan e ka mposhtur Romën 2:0 në ‘San Siro’, duke mbajtur gjallë shpresat për plasmanin në kompeticionet evropiane.

Rossonerët ishin më të mirë gjatë gjithë pjesë lojës, megjithatë Roma u tregua e rrezikshme me disa raste, sidomos me Edin Dzeko.

Goli i avantazhit për vendasit u realizua nga Ante Rebic (76’), kurse për rezultatin përfundimtar shënoi Calhanoglu (88’) i cili konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Theo Hernandez.

Roma mbetet në vendin e pestë me 48 pikë, kurse Milan ngjitet në vendin e shtatë me 42 pikë, aq sa ka Napoli një pozitë më lartë, pozitë që të dërgon në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Komento: