Milani është gati të zgjasë kontratat e dy sulmuesve të saj, Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic.
Mediat italiane shkruajnë se të dy qendërsulmuesit, kontratat e të cilëve skadojnë këtë verë, do të marrin kontrata të reja edhe për të paktën një sezon.
Sulmuesi francez këtë vit do të mbushë 37 vjeç, ndërsa sulmuesi suedez do të festojë ditëlindjen e tij të 42-të.
Giroud ishte një faktor më i madh në Milan këtë sezon në fushë sesa Zlatan Ibrahimovic, i cili për shkak të rikuperimit nga lëndimi, arriti të luajë vetëm katër ndeshje dhe të shënojë një gol.
Francezi bëri 34 paraqitje, në të cilat shënoi 12 gola dhe pati gjashtë asistime.
Përveç kësaj, ai mori pjesë edhe në Kupën e Botës ku shënoi katër gola dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze.