Milani gjen trajnerin e ri, ky është zëvëndësuesi i Gattusos

15:52 | 23 Maj 2019

Duket se skuadra e Milanit tashmë e ka gjetur trajnerin e ri.

Një emër i ri në listën e tyre për të zëvendësuar Gennaro Gattuson.

Mbetja jashtë zonës së Ligës së Kampionëve edhe për një sezon, po detyron Milanin që të mendojë ndryshime në bankinë.

Mediet në Itali bëjnë të ditur se trajneri Gennaro Gattuso do të largohet pas përfundimit të sezonit, gjithnjë nëse Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.

Sipas ‘Corriere della Sera’, vendin e Gattusos te Milan mund ta zë trajneri i Lazios, Simone Inzaghi.

Inzaghi poashtu po kërkohet edhe nga Juventus, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin, që do të largohet nga kampionët e Italisë pas qëndrimit pesë vjeçar.

Komento: