Ralf Rangnick mund të arrijë shumë shpejt në Milano dhe të merrt drejtimin e klubit nga Stefano Pioli para fundit të sezonit aktual.
Sipas asaj që po raportohet nga il Giornale, mund të ketë një kthesë të bujshme të ngjarjeve në Milano.
Gjithçka do të varet nga rezultatet e rradhës dhe nëse nuk janë bindëse, atëherë Rangnick mund të arrijë për të filluar punën e tij të re herët, përcjell ORAinfo.
Pronësia e Milanit është e vendosur të kualifikohet në Europa League dhe duket se është mjaft e shqetësuar pas rezultatit me SPAL dhe me Lazio, Juventus dhe Napoli të radhës.
Një rrjedhë e rezultateve të këqija do të rrezikonte arritjen e një qëllimi themelor.
Prandaj, një vendim drastik mund të vinte brenda nëntë ditëve të ardhshme për të provuar dhe “shpëtuar sezonin” edhe një herë, ashtu siç ishte larguar Marco Giampaolo pas 111 ditësh në krye të klubit. /ORAinfo/