Gjiganti italian hyn në garë për Rashicën.
Ylli kosovar pritet të largohet nga Werder Bremeni dhe ai pëlqehet në Gjermani, Angli e Itali
Klubet evropiane po e kërkojnë gjithnjë e më shumë Milot Rashicën, shkruan Gazeta Express.
Pasi sezonit aktual po i vjen fundi, kanë nisur të rriten spekulimet për të ardhmen e yllit kosovar.
Sipas mediave italiane, garës për transferimin e 23 vjeçarit i është shtuar së fundmi edhe Milani.
Përfaqësuesi kosovar sipas të gjitha gjasave do të largohet Werderi gjatë verës.
Dhe, nëse Bremeni bie nga Bundesliga, klubet mund ta blejnë kartonin e tij për vetëm 16 milionë euro.
Në të kundërtën, nëse klubi gjerman mbetet në ligë, Rashica mund të kushtojë deri në 30 milionë.
Krahas “Rossoneri”, Rashicën në Itali e pëlqejnë edhe Lazio e Napoli.
Në Angli, interesim për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses kanë shprehur Liverpooli, Aston Villa e Wolverhamptoni.
Kurse, në Gjermani e duan Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
Ai i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon, por është ende në kërkim të golit në vitin 2020 në Bundesligë.
Madje, në ndeshjen e fundit ka përfunduar në bankinë dhe nuk u inkuadrua fare në lojë.
Ai megjithatë pritet të jetë titullar në ndeshjen e fundit të sezonit, ndaj Kolnit.