Milani i bën ofertë zyrtare Maignanit për të vazhduar kontratën

11:03 | 27 Dhjetor 2025

Mike Maignan është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit.

Që nga viti 2021, ai ka qenë një figurë kyçe në portën e “Rossonerëve”, duke e lënë në harresë kujtimin për Donnarumman.

Por “Magic Mike”, u lidh edhe me një largim me Chelsean që ishte e interesuara për të.

Por lajmet nga “Gazzetta dello Sport”, tregojnë se Milani i ka bërë ofertën e re francezit për vazhdimin e kontratës, ku ai pritet të fitojë 7.5 milionë euro në vit, aq sa ylli portugez, Rafael Leao.

Maignan, numëron 181 paraqitje me Milanin ku ka ndihmuar skuadrën të fitojë “Scudetton” në vitin 2022 si dhe 2 Superkupa Italiane.

Komento: