Milani dëshiron ta mbajë në skuadër Brahim Diaz, i cili është i huazuar nga Real Madrid, duke iu bërë ofertë këtyre të fundit.
Kuqezinjtë kanë mundësinë ta blejnë për shumën e 22 milionë eurove, por synojnë ta transferojnë mesfushorin me tipare sulmuese për një shifër më të vogël.
Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë gati ofertën e parë për klubin spanjoll duke vendur mbi tavolinë 16 milionë eurove, plus bonuse.
Reali duhet të mendohet e të marrë një vendim mbi të ardhmen e Brahim Diaz, i cili vështirë të gjejë hapësira në skuadrën e Carlo Ancelottit.
23-vjeçari po luan sezonin e tretë me kampionët e Italisë. Ai realizoi golin vendimtar ndaj Tottenhamit, që i mundësoi kuqezinjve kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Brahim Diaz numëron pesë gola dhe dy asistime në të gjithë garat gjatë këtij sezoni.