Milani i interesuar për ta transferuar ‘Cavanin’ nga Benfica, i del një pengesë e madhe

21:31 | 03 Mars 2022

AC Milan është i interesuar për nënshkrimin e Darwin Nunez nga Benfica.

Calciomercato konfirmon se kuqezinjtë janë të prirur për nënshkrimin e Nunez-it pasi ata kërkojnë të bëjnë një investim në një qendërsulmues për të ardhmen.

Mirëpo shuma që Benfica kërkon është rreth 60-65 milionë euro, gjë që do t’u mundësonte atyre të marrin një fitim kapital prej rreth 40 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Nunez është krahasuar me Edinson Cavanin, bashkatdhetarin e tij, dhe ai tashmë ka debutuar me kombëtaren e tij seniore, duke shënuar golin e tij të parë në ndeshjet zyrtare kundër Kolumbisë në nëntor 2020.

Milani është paralajmëruar se për të bërë një nënshkrim si ky do të nevojitet një shpenzim i rëndësishëm, por kjo është ajo që mund të duhet për të zgjidhur problemin në sulm në funksion të sezonit të ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: