Skuadra e Milanit i është përgjigjur Paris Saint-Germain për yllin e madh.
Paris Saint-Germain do të duhet t’i ofrojë të paktën 50 milionë vetëm për ta bërë Milanin të mendojë ta shesë Theo Hernandezin, sipas mediave italiane.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo nuk e ka fshehur kurrë interesimin për ish-mbrojtësin e majtë të Real Madridit, i cili i kushtoi Milanit 20 milionë euro verën e kaluar.
Por sipas mediave franceze, klubi italian e ka refuzuar tashmë një ofertë në vlerë 30 milionë euro nga klubi parisien.
Ndërkohë, nga Italia raportojnë se minimumi që PSG-ja duhet të ofrojë janë 50 milionë euro për ta bërë Milanin të mendojë ta shesë Hernandezin.
22-vjeçari e ka pasur një sezon shpërthyes në Milan këtë vit, duke i shënuar gjashtë gola dhe tri asiste në 25 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë.