Milani i sotshëm, ja çka thotë ish-ylli Kakha Kaladze

13:23 | 26 Shkurt 2019

Ish-mbrojtësi i Milanit Kakha Kaladze i cili nga viti 2017 është zgjedhur kryebashkiak i Tbilisit ka folur për’ Milanin’ e tij.

Ai e ka çmuar lartë punën e Gennaro Gattusos në krye të Milanit. “Gattuso meriton të lavdërohet, ai formoi këtë grup, secili po ndihmon njëri-tjetrin, sulmuesit ndihmojnë mesfushorët që ndihmojnë mbrojtësit”, ka thënë Kaladze, përcjell ORAinfo.

Ai ka folur edhe për Maldinin dhe Leonardon duke thënë se kjo dyshe i ka dhënë stabilitet Milanit. “Leo dhe Paolo i kanë dhënë stabilitet Milanit, kjo është diçka që ka munguar për një kohë të gjatë, ata janë të parët që ndihmojnë Rino-n”, ka thënë Kaladze.

Ish-mbrojtësi ‘Kuq e Zi’ ka folur edhe për sulmuesin polak, Piatek.

“Piatek ka sjelljen e duhur sepse ai është gjithmonë aq i fokusuar, ai e di se ai gjithmonë duhet të shënojë si një sulmues të Milanit. Ai nuk do të bëhet Ronaldo i ri, por ai është ende shumë shumë mirë”, ka thënë ndër të tjera Kaladze. /ORAinfo/

Komento: