Ruben Loftus-Cheek vazhdon të ketë të ardhmen e tij të paqartë, nëse do të mbetet në Londër apo do të largohet në verë.
Mesfushori anglez prej kohësh është në radarin e Milanit me gjigantin italian që po insiston në transferimin e tij.
Chelsea pritet të bëj ndryshime të mëdha në afatin kalimtar veror dhe Loftus-Cheek është në listën e lojtarëve që do të largohen në verë.
E ardhmja e mesfushorit anglez pritet të jetë në Serie A me Milanin që po kërkon me çdo kusht transferimin e tij në San Siro.
Rossonerët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 20 milionë euro për yllin anglez, por kjo shumë po konsiderohet e ulët nga Chelsea.
The Blues synojnë që nga shitja e Loftus-Cheek të fitojnë mbi 30 milionë euro dhe për lojtarin nuk mungon interesimi nga disa skuadra angleze.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat ku nuk ka gol të shënuar, por ka vetëm një asistim.