Milani interesohet për mbrojtësin e Liverpoolit

20:59 | 06 Korrik 2019

Milan po kërkon të mbulojë shpenzimet e mbrojtësit të Liverpoolit, Dejan Lovren.

Sipas medieve italiane, menaxheri i lojtarit tashmë ka pasur një takim me drejtuesit e klubit “kuqezi”.

“Rossonerët” thuhet se kanë paraqitur ofertën lojtarit përderisa me Liveproolin, nuk kanë gjetur marrëveshjen, transmeton “Sporti në KTV”.

Liverpooli, për ta lënë të lirë lojtarin, dëshiron mbi 20 milionë euro.

Komento: