Milani jep lajmin e madh për super-lojtarin

21:15 | 14 Gusht 2019

Milani jep një lajm të rëndësishëm për tizofët e tyre.

Suso është i vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Milan, ndërsa Lyon dhe Fiorentina thuhet se janë të interesuar për shërbimet e tij.
Anësori spanjoll në muajt e fundit ka qenë shumë i përfolur për largimin e tij nga ‘San Siro’.

Por, mediet në Itali tani raportojnë se 26 vjeçari do të nënshkruajë në kontratë të re.

Sipas Calciomercato, ish anësori i Liverpoolit dëshiron të qëndrojë në Milano.

Skuadra italiane është afër nënshkrimit me yllin e Atletico Madrid, Angel Correa, por marrëveshja nuk do të ketë asnjë efekt për statusin e Susos.

Përndryshe Suso, shënoi një gol të bukur në fitoren 2:0 të Milanit në ‘Fadil Vokrri’ kundër Feronikelit.

Komento: