Milani jep lajmin e madh, po e blen këtë super-lojtar

19:35 | 01 July 2020

Duket se skuadra e Milanit është gati edhe për blerje të reja.

Simon Kjaer u bashkua me Milanit gjatë afatit kalimtar të dimrit si huazim me të drejtë blerje nga Sevilla.

Danezi po bën paraqitje shumë të mira me rosonerët dhe me shumë gjasë do të blihet komplet kartoni i tij.

” Milani dhe Sevilla kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur huazimin me të drejtën e blerjes deri në fund të sezonit. Kjaer sheh të ardhmen e tij për Milanin dhe situata e koronavirus nuk e ka ndryshuar perspektivën e tij. Ai po bën një punë fantastike te kuqezinjtë me shfaqje të shkëlqyera dhe rezultate të mira. Skuadra është përmirësuar që nga arritja në janar dhe mënyra se si e mirëpritën tifozët ka qenë e jashtëzakonshme. Tregu do të jetë krejtësisht i ndryshëm këtë verë, me marrëveshje që duhen ndryshuar. Të gjithë do të duhet të jenë shumë fleksibël për të ndihmuar futbollin të kapërcejë këtë krizë globale”, ka thënë Mikkel Beck, agjenti i lojtarit.

Milani vitet e fundit ka vuajtur për të kompletuar qendrën e mbrojtjes.

Komento: