Milani ka marrëveshje pesëvjeçare gati për Renato Sanches, por i del një problem me Lille

17:34 | 10 Mars 2022

AC Milan dëshiron të forcojë repartin e mesfushës me një nënshkrim cilësor dhe ata janë ende duke ecur me forcë përpara për të provuar të nënshkruajnë me Renato Sanches.

La Gazzetta dello Sport raporton se Renato Sanches është njeriu që është bërë objektivi numër një gjatë muajve të fundit dhe shihet si zëvendësues i Franck Kessie, përcjell ORAinfo.

24-vjeçari po kalon një sezon me paraqitje të jashtëzakonshme për Lille dhe tashmë e ka bërë të qartë se do të ishte shumë pro bashkimit me kuqezinjtë, ku do të ribashkohej me mikun e tij Mike Maignan.

Megjithatë, Milani duhet të ketë kujdes nga konkurrenca evropiane dhe italiane (nga Juve) dhe për këtë arsye ata janë në dialog me rrethin e tij prej disa kohësh, pas së cilës do të flasin me Lille, diçka që mund të jetë e vështirë nëse dëshiron të nisë një ankand.

Vlerësimi i portugezit është rreth 20-25 milionë euro për momentin, por pjesa e fundit e sezonit mund të rrisë çmimin.

Ndërsa, Milani është gati të ofrojë një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 3-3,5 milionë euro neto në sezon, pra një angazhim prej 15-17,5 milionë euro.

Se a do të këtë ulje të çmimit mbetet të shihet deri në afatin e verës. /ORAinfo/

Komento: