Milani mashtroi, nuk e kërkoi sulmuesin e madh

13:47 | 17 Janar 2019

Sipas Il Corriere dello Sport, West Ham ka pasur dy oferta të refuzuara për yllin e Genoa, Krzysztof Piatek.

Hammerët bën një ofertë prej 35 milionë euro në fillim të javës.

Megjithatë oferta e tyre u hodh poshtë nga Grifoni, përcjellë ORAinfo.

Ndërsa një ofertë e re u bë dje (40 milionë euro plus 5 milionë euro në shtesa), por Genoa e refuzoi edhe atë.

Piatek është identifikuar si zëvendësim i Higuain nga AC Milan, por Rossonerët nuk kanë bërë ndonjë nënshkrim lidhur me këtë.

“AC Milan na ka thënë që ata duan të flasin për Piatek pas Super Kupa”, tha Perinetti për Radio CRC.

“Nuk ka pasur asnjë takim akoma dhe tani për tani nuk ka asnjë ofertë në tavolinë. Nuk kemi bërë asgjë dhe nuk kemi menduar për zëvendësimet e mundshme, sepse nuk po mendojmë ta shesim atë tani”./ORAinfo/

Komento: