Milani mbrëmë u dëmtua nga gjyqtari në momenti i gjuajtjes së lirë

11:22 | 27 Janar 2021

Momenti i gjuajtjes së lirë, Milani mbrëmë u dëmtua nga gjyqtari.

Inter dhe Milan dhuruan mbrëmë spektakël në Kupën e Italisë, ndërsa në fund ishin Neroaxurët ata që u kualifikuan në gjysmëfinale.

Ishte Eriksen ai që i dhuroi kualifikimin Interit me një super gol nga gjuajtja e lirë.

Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet momenti i simulimit të Lautaros.

Meite nuk e preku fare argjentinasin, mirëpo gjyqtari vendosi të akordojë gjuajtje të lirë për Interin, e si rrjedhojë erdhi edhe goli i kualifikimit.

Komento: