Milani shkon në pushim me epërsi ndaj Tottenhamit.
Vetëm një gol është shënuar në pjesën e parë të sfidës së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur.
Skuadra vendase e nisi shumë mirë takimin në San Siro duke arritur ta zhbllokojë rezultatin që në minutën e shtatë.
Një goditje të Theo Hernandez e devijoi portieri në drejtim të Brahim Diaz, i cili e dërgoi topin në rrjetë.