Milani mbyll pjesën e parë në pushim me epërsi ndaj Tottenhamit

22:01 | 14 Shkurt 2023

Milani shkon në pushim me epërsi ndaj Tottenhamit.

Vetëm një gol është shënuar në pjesën e parë të sfidës së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur.

Skuadra vendase e nisi shumë mirë takimin në San Siro duke arritur ta zhbllokojë rezultatin që në minutën e shtatë.

Një goditje të Theo Hernandez e devijoi portieri në drejtim të Brahim Diaz, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Komento: