Milani me dënim të ‘rëndë’ për këtë lojtar të skuadrës

18:57 | 02 Maj 2019

Duket se skuadra e Milanit po përballet me disa probleme.

Milani do ta dënojë Tiemoue Bakayoko me 90 mijë funte për shkak se është vonuar një orë në stërvitje, teksa më pas do ta kthejë në Chelsea.

Sipas “Sport Mediaset”, Milani nuk do ta blejë Bakayokon, i cili mbushi kupën të mërkurën duke u vonuar në stërvitje.

Milan ka opsionin e blerjes së francezit për 35 milionë funte, por vështirë se do ta shfrytëzojë këtë.

Sipas Sport Mediaset, vendimi do të varet pak edhe nëse do të kualifikohen apo jo në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Me 4 xhiro deri në fund të Serisë A, Milani gjendet edhe jashtë zonës Europa League, me 56 pikë, tri më pak se Atalanta në zonën Champions, që ka 59 pikë.

Gennaro Gattuso gjithashtu nuk është ende i sigurt nëse do të vazhdojë të jetë trajner i Milanit, andaj Bakayoko, para se të kthehet në Chelsea, do të dënohet edhe me 90 mijë funte për vonesë në stërvitje.

Komento: