Këndellet Milani, Giroud ia siguron fitoren ndaj Torinos.
Pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore, skuadra e Milanit u rikthye këtë të premte te fitorja në Serie A.
Kampioni në fuqi italian mposhti Torinon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të, shkruan Gazeta Express.
Studenti kosovar zbulon një metodë për të ulur sheqerin në 4.1
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Rossonerët” e shënoi sulmuesi francez, Olivier Giroud, në minutën e 62-të.
Vlen të theksohet se reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, luajti te mysafirët nga minuta e 58-të.
Milani pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe momentalisht renditet i treti në tabelë.
Torino ndodhet në pozitën e shtatë me 30 pikë.