Skuadra e Milanit ka bërë një ofertë të papritur për lojtarin e Lyonit.
Milani është duke u përgatitur ta transferojë yllin e Lyonit, Memphis Depay, për një çmim të zbritur, 20 milionë euro, sipas mediave italiane.
Sipas Tuttomercatoëeb.com, oferta e plotë është 20 milionë euro plus në përqindje për Lyonin nga shitja e tij në të ardhmen.
26-vjeçari është i lënduar momentalisht, por pritet të jetë plotësisht i gatshëm në fillim të sezonit të ardhshëm.
Kontrata e tij me Lyonin mbaron në qershor të vitit 2021 dhe ripërtëritja e saj duket e pamundur, veçanërisht pasi klubi nuk është kualifikuar për garat evropiane për sezonin e ardhshëm pas anulimit të sezonit në Ligue 1.
Milani do të përfitonte në këtë pazar, duke qenë se holandezi kushtonte 50 milionë euro para pandemisë koronavirus.