Milani merr dy lajme pozitive nga stërvitja e sotme!

20:58 | 25 October 2020

Duke folur në mikrofonët Sky Sport, Manuele Baiocchini dha lajmet e fundit sa i përket situatës së futbollistëve të padisponueshëm të Milanit në prag të ndeshjes kundër Roma-s ditën e hënë, ora 20:45 në “San Siro”.

“Milani ka zbritur në fushë disa minuta më parë. Calhanoglu është në stërvitje në fushë me ekipin dhe do të shohim nëse ai do të fillojë në ndeshje si startues, pra titullar, apo vetëm nga stoli! Pioli përpiqet të mos jetë optimist edhe në funksion të faktit se nuk dëshiron t’i japë Roma-s një vendosje taktike apo formacion kuqezi për këtë ndeshje por thellë beson se rikuperimi i turkut është më shumë se sa 50%”.

“Rebic, nga ana tjetër, sapo është larguar nga Milanello dhe nesër do të bëjë një tjetër radiografi. Nëse shkon mirë gjithçka, kroati do të ishte në dispozicion për Milan-Sparta Prague në Europa League”.

Sa i përket pjesës tjetër të formacionit, korrispondenti i “Sky Sport” tha: “Gjithçka sillet rreth aktivizmit ose jo si titullar të Calhanoglu. Nëse ai luan, Brahim nuk luan. Leao dhe Saelemakers kthehen në krahët e sulmit. Në mesfushë do të jetë çifti Bennacer-Kessiè, Calabria është përsëri në mbrojtje duke marrë vendin e Dalot”.

Komento: