Milani merr lajme të mira para ndeshjes me Tottenham

18:28 | 12 February 2023

Milan po përgatitet për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.

Sipas Football Italia, duke cituar gazetarin Antonio Vitiello, mbrojtësi Fikayo Tomori dhe mesfushori Ismael Bennacer u rikthyen të dielën në stërvitje në grupin e përgjithshëm. Ky është një lajm i mirë për kuqezinjtë.

Fikayo Tomori pësoi një dëmtim muskulor kundër Lazios më 24 janar dhe që atëherë nuk ka luajtur më. Ismael Bennacer ka munguar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit italian për shkak të dëmtimi.

Milan do të presë Tottenham Hotspur të martën më 14 shkurt.

Komento: