Milani merr lajmin e keq para ndeshjës me Romën

20:14 | 24 Qershor 2020

Milan me një mungesë të madhe kundër Romës.

Milan do të ketë një mugnesë të madhe në ndeshjen kundër Romës.

Gjatë këtij vikendi, Milan do të pres Romën në ‘San Siro’, për atë që pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros.

Para kësaj ndeshje, ‘Rosoneri’ kanë mësuar se Simon Kjaer nuk mund të jetë gati për të zbritur në fushë, transmeton lajmi net.

Ekzaminimet mjekësore të lojtarit kanë treguar se ai nuk ka ndonjë lëndim të nivelit të lartë, por gjithsesi nuk mund të kthehet për Romën.

Stefano Pioli tashmë duhet të mendojë se si do të mbulohen hapësirat në qendër të mbrojtjes.

Opsionet për të janë minimale, me Mateo Musacchio të lënduar si dhe Leo Duarte jashtë gjendjes së mirë fizike.

Komento: