Milani merr lajmin e keq, ylli i ekipit do të mungojë gjatë

18:40 | 31 October 2023

Kalulu do t’i mungojë gjatë Milanit

Skuadra e Milanit ka mbetur pa mbrojtësin Pierre Kalulu për një periudhë të gjatë.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Kalulu do të qëndroj jashtë fushe për të paktën katër muaj dhe nuk do të rikthehet deri në vitin tjetër.

23-vjeçari ka lënduar muskulin e kofshës së këmbës në barazimin 2:2 ndaj Napolit, të dielën mbrëma në kuadër të kampionatit italian.

Kalulu ishte titullar në këtë ndeshje dhe u zëvendësua në minutën e 20-të për shkak të lëndimit.

Ky është lëndimi i dytë i francezit këtë edicion, i cili qëndroi jashtë fushe për një muaj shkaku i lëndimit të njëjtë.

Ai ka 5 paraqitje deri më tani për skuadrën italiane në të gjitha garat.

Komento: