Milani merr lajmin e shumëpritur, ylli i madh e do rikthimin në skuadër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milani merr lajmin e shumëpritur, ylli i madh e do rikthimin në skuadër

17:29 | 30 Qershor 2020

Një lajm i mirë ka ardhur për skuadrën e Milanit.

Mesfushori francez nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në “San Siro”, ku e kishte kaluar një sezon

Tiemoué Bakayoko dëshiron të rikthehet në Milan.

Mesfushori francez e kishte kaluar një sezon në klubin nga Serie A, por nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer në “San Siro”.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se “Rossoneri” po vazhdojnë të punojnë për ta rikthyer futbollistin e Chelseat në Milano.

Aktualisht, Bakayoko është i huazuar në Monaco, por nuk dëshiron të qëndrojë më aty.

Mbetet fillimisht që palët të merren vesh për futbollistin, i cili bëri paraqitje mjaft të mira me Kuqezinjtë.

Bakayoko aktualisht paguhet 6,5 milionë euro në vit, ndërsa Milani nuk mund t’ia ofrojë atij më shumë se 4 milionë në sezon.

Komento: