Klubi turk Fenerbahce po i konkurron gjigantit italian Milanit për mesfushorin e Chelseas Cesc Fabregasin.
Milani është përgatitur ta transferojë Cesc Fabregasin si lojtar të lirë, mirëpo Fenerbahce është përfshirë në bisedime me Chelsean.
31-vjeçari ka kontratë deri në fund të sezonit, mirëpo po luan shumë pak nën drejtimin e Maurizio Sarrit.
Rossonerët asnjëherë nuk e kanë fshehur interesimin për mesfushorin spanjoll, mirëpo janë të kufizuar nga rregullat financiare.
Sipas njoftimeve të fundit, përfaqësuesit e Milanit ia kanë bërë me dije Fabregasit se mund ta transferojnë vetëm si lojtar të lirë.
Prandaj, ai duhet të arrijë marrëveshje me Blutë për ndërprerjen e dyanshme të kontratës ose duhet ta bindë klubin që ta lejojë largimin e tij në formë huazimi.
Mirëpo, Fenerbahce është gati që të paguajë, ndërkohë që raportohet se presidenti i klubit, Ali Koc, ndodhet në Londër për të biseduar me Chelsean.
Fabregas luan në Stamford Bridge që nga viti 2014 kur u transferua nga Barcelona.