Klubi italian Milan ka marrë një lajm fantastik.
Mesfushori Lucas Biglia do të rikthehet në fushën e gjelbër pas më shumë tre muajsh.
Mund të grumbullohej që ndaj Romës, por te Milani askush nuk kërkon të nxitohet në lidhje me Lucas Biglian.
Në katër seancat e fundit argjentinasi është stërvitur rregullisht me grupin dhe këtë fundjavë ndaj Cagliarit mund t’i “dhurohen” disa minuta.
Tre muaj më parë regjisori i “Djallit” dëmtohej në pulpë, çka i kushtoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Pas rreth 100 ditësh, ai rikthehet në shërbim të Milanit, me Gattuson që tashmë ka një alternativë më shumë në mesfushë.