Milani merr super lajm, ylli i madh kthehet pas 3 mujash – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milani merr super lajm, ylli i madh kthehet pas 3 mujash

16:34 | 05 Shkurt 2019

Klubi italian Milan ka marrë një lajm fantastik.

Mesfushori Lucas Biglia do të rikthehet në fushën e gjelbër pas më shumë tre muajsh.

Mund të grumbullohej që ndaj Romës, por te Milani askush nuk kërkon të nxitohet në lidhje me Lucas Biglian.

Në katër seancat e fundit argjentinasi është stërvitur rregullisht me grupin dhe këtë fundjavë ndaj Cagliarit mund t’i “dhurohen” disa minuta.

Tre muaj më parë regjisori i “Djallit” dëmtohej në pulpë, çka i kushtoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas rreth 100 ditësh, ai rikthehet në shërbim të Milanit, me Gattuson që tashmë ka një alternativë më shumë në mesfushë.

Komento: