Milani merr vendim përfundimtar për Rashicën

11:52 | 27 July 2020

Milani tërheq interesimin për Rashicën.

Anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, ka tërhequr interesimin e disa klubeve evropiane, ndërkohë që thuhet se Milani nuk është më në garë për shërbimet e tij.

Sipas Kicker, Rossonerët e kanë tërhequr interesimin për futbollistin e Kosovës, pasi transferimi i tij lidhje me trajnerin Ralf Rangnick.

Strategu gjerman pritej ta marrë drejtimin e klubit italian, mirëpo kuqezinjtë i kanë besuar trajnerit aktual, Stefano Pioli, kështu që 24-vjeçari nuk bën pjesë më në planet e tyre.

Sidoqoftë, klubi nga Bundesliga, RB Leipzig, vazhdon interesimin për lojtarin, për të cilin shpreson ta transferojë për 15 milionë euro, ndërkohë që Werderi kërkon më shumë.

Interesim kanë shprehur edhe klubet angleze, Wolverhampton Wanderers dhe Aston Villa, mirëpo akoma nuk ka asgjë konkrete.

Komento: