Milani merr vendimin për Paulo Fonsecan

12:17 | 02 November 2024

Paulo Fonseca i ka ditët e numëruara te skuadra e Milanit. Kriza e rezultateve dhe loja aspak e mirë, ka bërë që drejtuesit e kuqezinjve t’i vendosin si kusht 3 ndeshjet në vijim.

Në këtë mënyrë, strategu portugez do të ketë në dispozicion 3 ndeshje kundër Monza-s, Real Madridit dhe Cagliarit për të luajtur fatin e tij.

Nëse nuk do të ketë rritje në lojë dhe përmirësim në rezultate, atëherë shkarkimi i Fonseca-s mund të vijë në pushimin e ndeshjeve nga Kombëtaret.

Kjo është hera e dytë që vihet në diskutim e ardhmja e ish-trajnerit të Romës.

Komento: