Milani merr vendimin që askush nuk e priste

21:55 | 16 Nëntor 2020

Skuadra e Milanit i ka befasuar edhe njëherë tifozët e vet.

AC Milan është duke u përgatitur që të nis bisedimet me mbrojtësin Simon Kjaer, që të rinovojë kontratën më gjatë se qershori i 2022.

Sipas Tuttosport, Kjaer e ka bindur klubin me paraqitje, andaj gjiganti italian mund t’i ofrojë rinovimin edhe për një vit tjetër.

Kjaer këtë edicion zhvilloi shtatë ndeshjet e Seria A dhe ka bërë 32 paraqitje që prej kalimit në “San Siro” gjatë afatit të janarit.

31-vjeçari fiton rreth 1.2 milionë euro për sezon dhe “Rosonerët” duan ta mbajnë së paku deri në vitin 2023.

Me kontratën e re, Kjaer nuk do këtë rritje page.

Komento: