Milani mposhtë dy Cityn dhe United, brenda 48 orëve nënshkruan me talentin e madh

09:47 | 28 September 2020

AC Milan pritet që brenda 48 orëve të mbyll marrëveshjen me yllin norvegjez, Jens Petter Hauge.

Javën e kaluar u raportua në lidhje me interesin e Milanit për të riun Norvegjez dhe se Rossonerët pritet të bëjnë një lëvizje serioze për lojtarin në ditët në vijim, pasi kanë kontaktuar tashmë agjentin e Hauge.

Sipas njoftimit më të fundit të Fabrizio Romanos në Tëitter, Milani është ‘i sigurt’ për të përfunduar marrëveshjen për Hauge në ditët e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja me Bodø Glimt tani po afrohet dhe ‘lojtari dëshiron të bashkohet me Milanin’.

Ai shton se famous ‘Here ëe go ’i tij i famshëm pritet javën e ardhshme.

Në garë për të janë edhe Manchester City dhe Manchester United, por sipas medieve italian, Milan është duke i prirë garës për transferimin e yllit norvegjez.

Mësohet se Milan do t’i kushojë Hauge rreth 5 milionë euro, shumë kjo e përballushme për Milanin. /ORAinfo/

Komento: